Oda Ekonomike kërkoi të shfuqizohet Ligji për Tregti në tregjet e gjelbra

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që plotësisht të shfuqizohet Ligji për Tregti në tregjet e gjelbra, ose të intervenohet me ndryshime të ligjeve të tjera të cilat e rregullojnë veprimtarinë. Zbatimi i prolonguar i Ligjit të sjellë në shkurt të këtij viti skadon për dy muaj. Me hyrjen e tij në fuqi, sipas odës, qiramarrësit  do të ngarkoheshin financiarisht panevojshëm  me dy milionë euro shtesë në nivel të veprimtarisë në situatë kur tashmë përballen me rënie prej 10 deri në 15 për qind të qarkullimit në tregjet e gjelbra për shkak të ofertës në supermarketet, njofton MIA.

Puna në tregjet e gjelbra në dhjetë vitet e kaluara, thonë nga oda, është rregulluar me shumë ligje dhe rregulla dhe bëhet e kotë që të ekzistojë ligj i veçantë për tregti në tregjet e gjelbra sepse ai nuk rregullon asgjë më shumë nga ajo që tashmë është rregulluar, ndërsa në mënyrë shtesë vendos detyrime për qiramarrësit e tezgave që nuk dihen në rajon dhe më gjerë.

Sipas odës, zgjidhja e fundit ligjore është e kotë përfshirë edhe në pjesën e asaj që është planifikuar sjelljen e licencave sepse edhe regjistrimi që dëshirohet të arrihet dhe tani ekziston përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike.Organizatorët e tregjeve me zgjidhjet ekzistuese ligjore janë të obliguara që në nivel mujor ta njoftojnë DAP-in se kush ka marrë me qira tezgë në tregjet e gjelbra në bazë të së cilës tatimohen qiramarrësit. Kjo, thonë, duhet të vendoset në njëfarë forme, por në korniza të sistemit të institucioneve shtetërore.

Pasi me propozim të grupit të deputetëve në shkurt të këtij viti Parlamenti votoi prolongimin e zbatimit të Ligjit të ri, siç thonë nga Oda, aspak nuk ishin ftuar në takim ose në çfarëdo lloj konsultimi. Në të duhej të bëheshin harmonizime të caktuara derisa zgjat zbatimi i prolonguar i Ligjit, por, potencoi Mihajllovska Vasilevska, kjo nuk ndodhi. Deri në maj duhej të sillen aktet e nevojshme nënligjore, por kjo nuk ndodhi, kryerja e autorizimeve publike që duhej të zbatohej nga janari i vitit 2020 nuk janë ndarë, nuk është vendosur regjistri ku duhet të përfundohet regjistrimi i plotë tre muaj nga fillimi i ligjit. Tregtarët tashmë duhet të kenë legjitimacion dhe të përcaktohen kushtet se si mund të kryhet tregtia në tezgat, bëri të ditur Mihalljovska Vasilevska.

Ajo paralajmëroi se nesër do të kenë takim me të gjithë organizatorët e tregjeve dhe se me qëndrimin e përbashkët do të drejtohen deri te institucionet adekuate.

Sipas Odës, zgjidhjet e tanishme ligjore nuk e rregullojnë vetëm pagesën e paraparë të kontributeve për pagë, por, siç thonë, kjo mund të rregullohet me ligje të tjera, gjegjësisht edhe pa Ligjin e ri. Për qiramarrësit, persona fizikë të cilët funksionojnë sipas Ligjit për Ndalesë dhe Parandalim të Kryerjes së Veprimtarive të Paregjistruara të Ligjit për Tregti fiskalizimi është shtyrë deri në hyrje të vendit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button