fbpx

Analizat për Kodrën e Diellit janë gati, pritet të dërgohen në Qeveri

Elem Turs ka pranuar edhe studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit. Ata pohojnë që të dy analizat, “due diligence” dhe studimi i fizibilitetit i janë dorëzuar Bordit Drejtues të SH.A “ESM”, kurse kjo e fundit duhet t’i dorëzojë në Qeveri. Nga SH.A “ESM” thonë se analizat do të barten për shqyrtim në Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur, pa caktuar datë se kur kjo do të ndodh, transmeton Portalb.mk.

Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”. Kurse studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

“Deri në këtë moment, afatet për përgatitjen dhe dorëzimin e të dy dokumenteve janë respektuar. Analiza e detajuar ekonomike për Kodrën e Diellit së bashku me studimin e fizibilitetit i janë dorëzuar Bordit të Drejtorëve të SH.A “ESM”, ku më pas ato do t’i dorëzohen Qeverisë së RMV-së për shqyrtim të mëtutjeshëm”, njoftojnë nga Elem Turs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button