Stoltenberg: Me padurim presim RMV-ja t’i bashkëngjitet Aleancës sonë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në rrjetin social “Tuiter”, tha se me padurim pret që Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) t’i bashkëngjitet Aleancës, transmeton Portalb.mk.

“Një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev për riafirmimin e përkushtimit së NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Procesi i ratifikimit  po vijon dhe me padurim presim që Maqedonia e Veriut së shpejti t’i bashkëngjitet  Aleancës sonë”, shkroi Stoltenberg.

Përndryshe, anëtarësimi i RMV-së në NATO është në fazën e ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare. E fundit që e ratifikoi ishte Franca, për çfarë kanë mbetur edhe katër shtete: Islanda, Holanda, Spanja edhe SHBA.

Megjithëse pritshmëritë ishin se, RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo nuk do të ndodh, për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button