Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka hapur klinikë për personat pa sigurime shëndetësore

Michael Jordan ka dhuruar 7 milionë dollarë për hapjen e një klinike që do të garantojë kujdes shëndetësor për personat që nuk kanë sigurime shëndetësore në vendlindjen e tij, Charlotte, njofton Koha.net.

Legjenda e basketbollit nuk mund të mos ishte emocional ndërsa mbante një fjalim në inagurimin e klinikës ‘Novant Health Michael Jordan Family Medical Clinic’s, ditë më parë.

Dy vite më parë Jordan i dhuroi 7 milionë dollarët që kjo klinikë të ndërtohej me qëllimin që të t’u vinte në ndihmë banorëve të Charlotte të cilët nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë për kujdesin shëndetësor.

Gjatë fjalimit të tij, Jordan tha ndër të tjera se ishte shumë i lumtur që pati mundësinë që t’i jepte diçka në këmbim, komunitetit që e ka mbështetur prej vitesh.

“E kam bërë nga zemra. Po qëndroj këtu para jush si një prind krenar, bir dhe padyshim si një anëtar i këtij komuniteti. Ju shihni emrin tim, por pas meje qëndrojnë shumë njerëz dhe angazhim, sidomos nga nëna ime”, ka thënë Jordan.

Ish-basketbollisti ka lidhje të forta me qytetin, ai prej kohësh jeton në Charlotte dhe ka luajtur për skuadrën e kolegjit përpara se të bëhej i famshëm me Chicago Bulls

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button