Alpinistët gjatë ecjes në Malin Sharr, kërkuan të “shpëtohet Leshnica” (VIDEO)

Nëpërmjet marshit që u realizua në Leshnicë, alpinistët me moton “Shpëtoje Leshnicën”  kërkuan të ndërpritet prerja e pyllit dhe drunjve që është duke u realizuar javëve të fundit në Malin Sharr, përcjell Portalb.mk.

Udhëheqësi i nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Hamdi Sulejmani deklaroi se kërkojnë ndërprerje të punimeve për prerjen e drunjve, të cilin ai e cilësoi si sëmundje që e ke kapluar tërë Sharrin.

“Prerja e drunjve dhe hapja e traseve të reja është e madhe, gjithçka shkatërrohet. Sot dërgojmë mesazh deri te të gjithë dhe shohim se çka po ndodh lart. Kjo sëmundje e ka kapluar gjithë territorin e Sharrit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë. Duhet të kenë analizë të hollësishme dhe të ndërpriten të gjitha intervenimet”, deklaroi Hamdi Sulejmani.

Marshi alpinist u organizuar nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” dhe kishte mbi 200 pjesëmarrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button