Gashi: Mendoj se edhe në RMV do të vjen dita gjithsesi

Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi pas takimit të liderëve, shprehu shpresën se më 12 prill të 2020-s, në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) do të vjen dita gjithsesi, transmeton Portalb.mk.

“12 prilli besoj se do të jetë një datë feste për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe për shqiptarët një ndryshim. Mendoj se edhe këtu do të vjen dita gjithsesi”, tha Gashi.

Sa i takon procesit të regjistrimit, Gashi tha se ai proces duhet të depolitizohet.

“Është koha e fundit që politikat shtetërore të bëhet në bazë të numrave që janë në këtë vend”, tha Gashi.

Zgjedhjet u diskutuan në pjesën e dytë të takimit, ndërkaq në pjesën e parë u riafirmua qëndrimi për rrugëtim evropian të RMV-së në BE, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe opozitë.

Takimi i liderëve vjen pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button