Ahmeti për zgjedhjet e 12 prillit: Le të jenë demokratike dhe të fitojë më i miri

Për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti 12 prilli i 2020-s është datë e pranueshme, dhe se me rëndësi është që procesi të jetë demokratik dhe të fitojë më i miri, transmeton Portalb.mk.

“Diskutuam, dhe u shterën të gjitha argumentet. Vendosëm që të gjithë bashkërisht, që 12 prilli të jetë data që do të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme, demokratike, të jenë në pajtim me standardet dhe të fitojë më i miri”, tha Ahmeti.

Sa i takon Regjistrimit, ai ka thënë se me rëndësi është të respektohet data e zgjedhjeve, dhe më pas do të shqyrtohen mundësitë për realizim teknik të regjistrimit.

“Me rëndësi është të respektohet data zgjedhjeve dhe të shihet se kur mund teknikisht të realizohet regjistrimi”, tha Ahmeti.

Zgjedhjet u diskutuan në pjesën e dytë të takimit, ndërkaq në pjesën e parë u riafirmua qëndrimi për rrugëtim evropian të RMV-së në BE, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe opozitë.

Takimi i liderëve vjen pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button