fbpx

​Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe RMV-në

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë vizitës në Tiranë, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) ka bërë padrejtësi në vendimin për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) në tetor, transmeton Portalb.mk.

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Siç deklaroi Kurti, në Tiranë ka shkuar për të festuar fitoren e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, tha Kurti.

Sa i përket procesit të numërimit, Kurti tha se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 484 vota më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button