Zaevi e publikoi datën për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në RMV

Pas takimit të liderëve në Vilën Vodno, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev e publikoi datën në të cilën do të mbahen zgjedhjet parlamentare të parakohshme, transmeton Portalb.mk.

“Përfunduam se 12 prilli është data kur do të mbahen zgjedhjet. Kjo do të thotë, se kemi arritur konsensus, të gjithë partitë”, tha Zaevi, i cili për këtë uroi edhe qytetarët.

Zaevi ka bërë të ditur, se propozimi i tyre ka qenë 22 dhe 29 dhjetori, mirëpo kjo është pamundësuar, për shkak se për tu ratifikuar Protokolli i anëtarësimit të RMV-së në NATO, Kuvendi duhet të jetë funksional. Ratifikimi i Protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO në Kuvend, duhet të ndodh pasi të miratohet i njëjti nga 29 shtetet anëtare.

Sa i takon Qeverisë teknike, ai tha se do të mbahen konsultime shtesë.

Zaevi për Regjistrimin e Popullsisë ka thënë se mbetet në qëndrimin fillestar,  të realizohet në prill të 2020-s.

Zgjedhjet u diskutuan në pjesën e dytë të takimit, ndërkaq në pjesën e parë u riafirmua qëndrimi për rrugëtim evropian të RMV-së në BE, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe opozitë.

Takimi i liderëve vjen pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button