Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin britanik Johnson

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dy palëshe dhe çështjet rajonale.

Erdoğan ka theksuar se janë duke ndjekur nga afër procesin e tërheqjes së organizatës terroriste PKK/YPG nga zona e sigurt në veri të Sirisë brenda afatit të caktuar në kuadër të marrëveshjes së arritur me SHBA-në, mbledhjen e armëve të rënda dhe shkatërrimin e fortifikimeve dhe pozitave të terroristëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button