Deputetja Remenski e ka ndërruar celularin katër ditë para se të hapet rasti “Reket”

Siç ka mësuar Televizioni “Telma”, deputetja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Frosina Remeneski, e dyshuar në rastin “Reket”, ka ndërruar celularin katër ditë para se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të hapë rastin në fjalë, transmeton Portalb.mk.

“Deputetja ka pasur dy numra celularësh, por hetimi vërtetoi se njëri aparat i cili është marrë, ka qenë i ri, gjegjësisht ka filluar ta përdorë më 11 korrik. Celularin të cilin e ka përdorur më herët, nuk i është marrë gjatë bastisjes”, thuhet më tej.

Bastisje është realizuar vetëm në shtëpinë e Remenskit, ndërkaq jo edhe në zyrën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku ajo bartë edhe postin e nënkryetares.

Paraprakisht, kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski ka demantuar informatat e publikuara në median italiane, “La Verita”, lidhur me transferin prej 750.000 euro të Lidhjes Ndërkombëtare dhe veprimin e prokurores, Vilma Ruskoska. “La Verita”,  publikoi se “arrestimi i Frosina Remenskit duket amortizim i rëndësishëm, me të cilin kryeministri Zoran Zaev po tenton edhe një herë të shpëtojë nga përgjegjësia penale”.

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki 13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button