Kryeprokurori Joveski i demantoi informatat e publikuara në median “La Verita”

Kryeprokurori republikan i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, informatat e publikuara në median italiane, “La Verita”, lidhur me transferin prej 750.000 euro të Lidhjes Ndërkombëtare dhe veprimin e prokurores, Vilma Ruskoska, i ka cilësuar si spekulime, transmeton Portalb.mk.

Joveski ka deklaruar se në periudhën për të cilën shkruan gazeta, Ruskovska nuk ka qenë kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ky është spekulim i pastër, pasi në atë periudhë as Ruskoska nuk ka qenë kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, as nuk ka të vërtetë në atë se kush dhe si është paraqitur dhe për çka është paraqitur”, deklaroi Joveski.

Kjo deklaratë e Joveskit, vjen pasi që media “La Verita”,  publikoi se “arrestimi i Frosina Remenskit duket amortizim i rëndësishëm, me të cilin kryeministri Zoran Zaev po tenton edhe një herë të shpëtojë nga përgjegjësia penale”.

“Gjatë hetimit tonë, morëm konfirmim se Drejtoria për zbulim financiar (DZF), duke dyshuar në disa veprime joligjore gjatë transferit të parave të Slijan Micevskit, e ka ngrirë pagesën prej 750.000 euro të kryer në dobi të Liljana Todorovskës. Duke i respektuar procedurat ligjore, DZF për veprën penale në mënyrë të rregullt e ka njoftuar Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në krye të së cilës është Vilma Ruskovska. Ajo atëherë e ka pasur plotë të drejtë të përcaktojë paraburgim në kohë të pacaktuar dhe të fillojë hetimi”, ka shkruar gazeta italiane.

Ky informacion vjen pasi që në zgjerimin e rastit “Reket”, është e përfshirë edhe deputetja e partisë së Zoran Zaevit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski. 

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki 13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button