Mosdhënia e datës nga BE-ja, djali i Sorosit: Evropa ta pranojë që vuan nga Albanofobia

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill”, kështu shkroi në Twitter, Aleksandër Soros, djali i filantropit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE, njofton TCH.

“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionarit Johannes Hahn i cili shkruan:

“Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë”.

Ngurrimi i radhës i Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button