Edhe Aleanca për Shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Aleanca për Shqiptarët ka dalë sot me qëndrimi se problemet e brendshme të pazgjidhura të Maqedonisë së Veriut kanë qenë arsye e mos marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në. Sipas tyre, një qeverisje e re do të mund t’i zgjidh çështjet e pazgjidhura deri më sot andaj dhe duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Një ndër vërejtjet kryesore sipas nesh që nuk arritëm të marrim datë janë edhe këto procese, nuk arritëm të ndryshojmë Kodin Zgjedhor, nuk e sollëm Ligjin e Prokurorisë Publike, nuk arritëm as të tregojmë gatishmëri, koncesus për regjistrimin e popullsisë. Të gjitha këto shpresoj një qeverisje e re do të ketë kapacitet për kohë shumë të shpejtë t’i realizojë”, tha Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button