Alternativa: Refuzimi i BE-së na imponon zgjedhje të parakohshme

Gjatë ditës së sotme edhe Alternativa ka dalë me qëndrimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë rast deklarojmë se edhe përkundër vendimit të BE-së për të na refuzuar, pra pavarësisht a bëhemi vend i BE-së apo jo, ne mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, shtetit të zhvilluar dhe shtetit tipik europian. Ndërkaq në frymë të platformës “Vatra jonë”, pas kësaj për neve më i rëndësishëm se integrimi është pikërisht shteti i mirëqenies, drejtësisë dhe zhvillimit. Sipas Alternativës, është koha e fundit që qytetarët tanë ta kuptojnë se e mira nuk duhet të jetë diçka që vjen nga jashtë, por është diçka që do të duhet ta prodhojmë vet ne për të mirën tonë”, thuhet në kumtesë.

Ata thonë se duhet shkuar në zgjedhje parlamentare për të parë se kush duan qytetarët që t’i përfaqësojë.

“Nisur nga kjo Alternativa kërkon që sa më shpejt të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe ta verifikojmë verdiktin e qytetarit për përfaqësuesit e dëshiruar. Për këto arsye, planifikojmë që së shpejti ta ftojmë Kuvendin Qendror të partisë për ta marrë vendimin përfundimtar përkitazi me qëndrimin dhe pozicionin tonë të mëtutjeshëm. Natyrisht, para kësaj kërkojmë të ridefinohet Kodi Zgjedhor dhe të pastrohet lista zgjedhore”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button