Hidrocentralet e vogla janë rrezik për lumenjtë ballkanik

Mjedisi jetësor në vendet nga Ballkani Perëndimor pëson dëme të mdha për shkak të ndërtimit të hidroelektraneve të vogla nga të cilat profitojnë biznesmenët e pasur- ky është vlerësimi i paraqitur në studimin e HCC Benkuoç”, rrjet për mbrojtje të mjedisit jetësor në Evropën Lindore, njofton REL.

Dymbëdhjetë vite qeveria e Maqedonisë jep koncesione për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, ndërsa dhjetëra vite po zgjat beteja e organizatave joqeveritare dhe popullatës lokale kundër ndërtimit të tyre. Qeveritë mbesin në pohimet që këto kapacitete janë të nevojshme për t’u rritur prodhimtaria e energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërsa ata të cilët janë kundër pohojnë se po bëhet  dëmi i madh mbi natyrën për pjesëmarrje jo aq të madhe në prodhimtarinë e përgjithshme, por për profit të madh të pronarëve të hidroelektranave.

Çka thonë shifrat në bazë të studimit nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar në të cilin janë përcaktuar 400 lokacione të përshtatshme për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, qeveria atëherë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nga viti 2007 ka filluar me dhënie të koncesioneve. Sipas raportit të fundit të Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2018, të publikuar këtë vit, deri në vitin e kaluar në vend janë ndërtuar 96 hidrocentrale të vogla.

Në të njëjtin raport përmendet që në strukturën e prodhuesve vendas të energjisë elektrike vitin e kaluar, SHA ESM Shkup është prodhues dominues i vendit për energji elektrike me pjesëmarrje në prodhimtarinë e vendit prej 78,46%, pastaj vijon ТЕТО SHA Shkup me 13,16%, EVN Elektrani SHPKPV Shkup me 3,03%, hidroelektranat tjera të vogla me 3,93%, termoelektrocentralet me biogaz me 0,99% dhe elektrocentralet fotovoltaike me 0,43%.

Biologët thonë që sasi tepër i vogël është prodhimi i energjisë për t’u krahasuar nga hidroelektranet e vogla në krahasim me natyrën që shkatërrohet, ndërsa popullata lokale me sytë e saj po i shikon ndryshimet që po ndodhin në ekosistemin.

Një sukses – tërhiqen vendimet për Lumin Zhirovniçka

Asnjëherë askush me ne nuk ka biseduar për ndërtim të mini hidrocentraleve, ndërsa edhe më pak për impaktin pozitiv apo të dëmshëm mbi mjedisin jetësor – kështu Anes Ahmeti nga fshati Zhirovnicë këtë verë ka shpjeguar përse protestojnë kundër ndërtimit të kapaciteteve të atilla të Lumit Zhirovnicë.

“Burimet tona nga të cilat pijmë ujë gjenden menjëherë nën hidrocentralet ku duhet të ndërtohen. Ndërtesa e makinave prej pesë katëve gjendet mbi burimet. Mendoj që nuk janë bërë matje përkatëse me të cilat do të vërtetohet që nuk ka asnjë ndikim mbi burimet nga të cilat furnizohemi”, thotë Ahmeti.

Këtë vjeshtë komuna në të cilën jeton Ahmeti, Mavrovë-Rostushë i morri lejen investuesit Hidrogen Energji Grup për ndërtim të hidrocentraleve Zhirovniçka 5 dhe Zhirovniçka 6 për shkak të tejkalimit të afatit prej dy viteve nga vlefshmëria e lejeve. Marrëveshjet për koncesione për këto dy hidrocentrale janë nënshkruar në vitin 2015, nga qeveria e kaluar, ndërsa pastaj qeveria e re ka nënshkruar aneks marrëveshje me të cilat u ka mundësuar afat shtesë për ndërtim.

“Hidrocentralet në Zhirovniçka nuk janë të arsyetuara nga më shumë aspekt. Nga një ranë kanë mungesa në të gjitha studimet, nga elaboratet deri në leje ndërtimore, përkatësisht të gjitha lejet që i kanë fituar kanë ndonjë problem. Ja për shembull leja për të drejtën ujore, për atë leje kur parashtrohet kërkesë është obligimi jo vetëm të konsultohet publiku, por edhe popullata lokale dhe të bëhen matje të reja për t’u përshtatur ajo që si minimum biologjik do të vendoset atje në situatën reale, mirëpo popullata lokale deklaron që uji është ndryshuar shumë nga ajo që ka qenë më parë”, thotë Aleksandra Bujaroska nga Front 21/42.

Është duke u shkatërruar gjithë mjedisi

Kjo është beteja e fundit e fituar e organizatave joqeveritare dhe e popullatës lokale. Betejë më serioze ka filluar në sektorin qytetar në vitin 2010 pas lajmërimit të qeverisë për ndërtim të hidrocentraleve të mëdha – Ura e Boshkut dhe Llukovo fushë për të cilën ekologjistët kanë paralajmëruar se do ta rrezikojnë parkun nacional Mavrovë.

Ana Çolloviq – Leshoska prej atëherë e ka mbajtur fushatën për ndërprerje të financimit ndërkombëtar për dy hidroelektranet e mëdha. Epilogu është që edhe Banka Botërore edhe Banka Evropiane për rinovim dhe zhvillim kanë hequr dorë nga financimi. Padyshim edhe  hidroelektranet e vogla ndikojnë mbi eko sistemin, shton ajo. Sipas studimit të cilin e ka bërë organizata joqeveritare Eko Svest para dy viteve dhe vlerësimit të eko sistemeve lumor që janë nën ndikim të hidroelektraneve të vogla që ato për shkak të punimeve që e pamundësojnë rrjedhën e ujit në shtratin lumor paraqitet fragmentim në tërë lumin.

“Përkatësisht, kemi një eko sistem të shëndetshëm para punimeve ku mund të shohim pasuri të llojeve dhe shëndet të ekosistemit, ndërsa pas punimit në një mënyrë kemi ekosistem të vdekur për shkak se fluktuimet e ujit në shtratin lumor janë shumë të mëdha dhe pamundësojnë rritje rrjedhëse dhe zhvillim të llojeve dhe biodiverzitetit. Pjesa e tretë është sipas ndërtesës teknike kur uji sërish lëshohet në shtratin lumor kur shohim që ekosistemi përpiqet të kthehet në gjendjen normale por kjo nuk është e mundur për shkak të cilësisë së ndryshuar të ujit”, thotë Çolloviq-Leshoska.

Mirëpo, nuk është e rrezikuar vetëm Mavrova por edhe zona tjera të mbrojtura ku natyra shkatërrohet edhe në Malin Shar, në Kozhuv dhe në Jakupicë, pra pothuaj gjithkund ku popullata lokale kundërshtohet.

Këtë verë bashkësia lokale nga fshati i malit Shar Vratnicë ka dërguar letër të hapur te zëvendës kryeministri Koço Angjushev dhe në më shumë ministri në të cilën qartë shprehet se është kundër ndërtimit të pesë hidrocentraleve të vogla që janë paraparë.

“Si mund të lejohet për shkak të interesave të biznesit të një pëllëmbe pushtetarësh rreptësisht për shkak të profitit të tyre personale, të vihet në pikëpyetje mbijetesa dhe ekzistenca e kësaj popullate që jeton rreth lumit? Me forcë na imponohet projekti për shkatërrim të lumit Vratniçka, sipërfaqet e vetme të paprekura pyjore rreth lumit dhe gjithë botën shtazore dhe bimore që është drejtpërsëdrejti e varur nga lumi”, shkruan në thirrjen publike të popullatës lokale.

Energji elektrike apo natyrë

Bashkëfshatarët shqiptarë dhe serb në një fshat të kosovës edhe krahas asaj që me dekada jetojnë ndarazi këta ditë janë bashkuar në shenjë proteste kundër ndërtimit të hidrocentralit për të cilën thonë se do t’ua merr ujin dhe ekzistencën e tyre kultivimin e manaferrave.

Policia ka përdorur edhe lotsjellës për t’i larguar fshatarët të cilën u munduan të ndalin lëvizjen e buldozherëve. Gjatë kësaj janë lënduar mbi njëzet persona, ndër ata gra dhe fëmijë. Shumica etnike shqiptare dhe pakica e vogël serbe në fshatin Bitia e Poshtme thonë që hidrocentrali do t’ua shtjerrë shtratin lumor nën malin Brezovicëë, ski resorti më i njohur dhe më i madh në Kosovë.

Ata kanë mbajtur edhe pllaka në të cilat kanë shkruar “Lepenci është uji ynë dhe ushqimi ynë” dhe “Uji është jetë” derisa kanë marshuar nëpër fshat, të vëzhguar nga dhjetëra polic dhe paqeruajtës të NATO-s nga Polonia. Protesta po mbahen pothuaj çdo javë, por pa ndonjë efekt më të madh. Buldozherët kanë filluar instalim të tubave prej metali që janë pjesë e sistemit hidroenergjetik.

Kefser Fetahu, nënë e tre fëmijëve thotë: “Fëmijët e mi nuk kanë të ardhme. Nëse e varrosin lumin tonë, ne do të duhet t’i braktisim shtëpitë tona. Nuk ka jetë pa ujë.” Të njëjtin mendim e ndan edhe Zvonko Mihajlloviq, ekonomist i cili jetë në atë zonë.

“Nëse realizohet ky plan i dëmshëm, njerëzit do të jetojnë gjithnjë e më keq, ndërsa shumica do të vendosin të braktisin këtë zonë”.

Të ardhura më të mëdha për familjet janë nga kultivimi i manaferrave. Lumi Lepenc është pjesë e ski-resortit më të madh në vend, me terren të bukur të pyllëzuar alpesh. Në Kosovë janë planifikuar më tepër se 80 hidrocentrale të vogla, për shkak se qeveria planifikon ta zmadhojë prodhimtarinë e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Në këtë mënyrë Kosova prodhon vetëm dy përqind të energjisë elektrike. Pjesa tjetër prodhohet në dy termocentrale me thëngjill.

Sipas planeve të qeverive, nëpër Ballkanin Perëndimor, mund të ndërtohen pothuaj 3.000 hidrocentrale. Rreth një e treta prej tyre në zona të mbrojtura, që ka shkaktuar një serë protestash në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi. Muajin e kaluar, aktivistë për mjedis jetësor e kanë thirrur Bashkimin Evorpian ta zvogëlojë numrin e projekteve për hidrocentrale të vogla me atë që do të kërkojë legjislacion më të rreptë ekologjik dhe sistem më ekonomik të subvencioneve. Mali i Zi në maj ka sjell vendim të ndërpret dhënien e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve të vogla dhe t’i rishqyrtojë ato që i ka dhënë deri tani. Uta Ibrahimi, gruaja e parë kosovare që është ngjitur në Mont Everest, u është bashkëngjitur protestave të premten edhe përkrah këmbës së thyer. “Ne nuk e kuptojmë që bukuritë tona natyrore janë pasuria jonë. Njerëzit që janë të përfshirë në turizëm e dinë këtë. Turistët vijnë këtu për shkak se Kosova ka bukuri të egër dhe nëse i fusim lumenjtë tanë në tuba, çka do të duhet të tregojmë atëherë?.

Zona të rrezikuara në gjithë Ballkanin

Përndryshe sipas studimit “Eko-Masterplan për lumenjtë e Ballkanit” të përgatitur nga fondacioni “Euronatur” dhe organizata joqeveritare “Riveruoç” në të cilën lëndë e hulumtimit shkencor nga aspekti i biodiversitetit dhe hidromorfologjisë ka qenë rrjet i  lumenjve të Ballkanit në gjatësi prej 80.000 kilometra pothuaj të gjitha lumenjtë e Ballkanit do të goditen.

Me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla do të shkatërrohet shtëpia e një numri të madh të llojeve të rrezikuara endemike të gjallesave dhe bimëve pra parashihet që pasojat mund të jenë katastrofave për biodiversitetin në këto zona që është unikat në Evropë. Në studimin shkruan që në lumenjtë ballkanik jetojnë 69 lloje të peshkut të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër në botë, ndërsa madje 40 përqind të guaskave dhe kërmillëve të ujërave të ëmbla në Evropë mund të gjenden në këto sisteme të ujërave të ëmbla. Organizatat e njëjta konsiderojnë që hovi i këtillë në Ballkan bëhet për shkak të presionit për t’i plotësuar qëllimet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për prodhim të energjisë nga burime të rinovueshme duke i anashkaluar efektet negative të cilat projektet e këtilla i shkaktojnë mbi mjedisin jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button