Banka botërore do të ndajë 120 milionë dollarë për mbështetje të pesë projekteve

Banka botërore (BB) do të akordojë 120 milionë dollarë për mbështetje dhe financim të pesë projekteve në Maqedoninë e Veriut, me të cilat do të përmirësohet infrastruktura lokale, do të modernizohet sektori pensional dhe bujqësia, do të përmirësohet efikasiteti energjetik i institucioneve publik dhe do të sigurohet qasje në shërbime të brezit të gjerë me cilësi të lartë, ka njoftuar Ministria e financave, njofton Nova Tv.

Për këtë është biseduar në takimin ndërmjet delegacionit të Maqedonisë të udhëhequr nga ministrja e financave, Nina Angellovska dhe guvernatorja Anita Angellovska-Bezhovska me nënkryetarin e BB për Evropë dhe Azinë Qendrore, Sirill Miler, me drejtoreshën e BB për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gellder dhe me drejtorin ekzekutiv të Grupimit të BB për Konstituencë, Kun Dejvitse, gjatë Takimeve vjetore të BB dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) në Uashington.

“Deri në fillim të vitit të ardhshëm duhet të nënshkruhet Marrëveshja me Bankën Botërore me të cilën do të sigurohen 70 milionë euro për realizim të Projektit për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve lokale. Nëpërmjet Projektit për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve lokale, komunat me projekte për akset lokale do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet për ta përmirësuar infrastrukturën lokale”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ministrisë, nëpërmjet Projektit për efikasitet energjetik, me vlerë prej 25 milionë euro, do të investohet për të përmirësuar efikasitetin energjetik të objekteve publike në komuna dhe institucionet publike.

Nëpërmjet Projektit për modernizim të bujqësisë në vlerë prej rreth 46 milionë euro, nga të cilat 4,5 milionë euro do të jenë mjete për grant, do të përmirësohet konkurrenca në sektorin e bujqësisë nëpërmjet sistemit me një sportel, këshillëdhënës dhe qendrave bujqësore për grumbullim, ndërsa njëkohësisht do të përforcohen edhe kapacitetet për zbatim të IPARD. Pritet që marrëveshja për këtë projekt të me Bankën botërore në fillim të vitit 2020.

“Në kuadër të përkrahjes që Banka botërore e jep për reformat pensionale ka hyrë edhe Projekti për modernizim të sektorit pensional. Me atë do të modernizohet administrata pensional, do të vendoset regjistër i vetëm i sigurimit social, do të fuqizohet sistemi për punësim dhe rehabilitim profesional i personave me invaliditet. Pritet që projekti të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm”, shtohet në komunikatë.

Deri në mes të vitit të ardhshëm duhet të nënshkruhet edhe marrëveshja me Bankën botërore për financim të projektit “Maqedonia digjitale” në shumë prej 30 milionë euro, me të cilin do të mundësohet qasje te shërbimet e shiritit të gjerë me cilësi të lartë.

Ministrja për financa dhe nënkryetari i Bankës botërore e kanë nënshkruar marrëveshjen DPL për përkrahje të politikave në financat publike, reforma në përmirësim të menaxhimit dhe transparencën e financave publike dhe konsum publik më efikas, veçanërisht për mbrojtjen sociale, reforma në energjetikë nëpërmjet liberalizimit të sektorit energjetik dhe përforcim të burimeve të rinovueshme të energjisë në drejtim të arritjes së rritjes afatgjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button