Çfarë kur një grua përballet me PCOS, sindromin e vezoreve policistike?

ÇFARË E SHKAKTON PCOS?

Për dallim nga vezoret normale që krijojnë një folikul të madh Graf një herë në muaj, vezoret polikistike prodhojnë folikula shumë të vogla që nuk mund të prodhojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve dhe të arrijnë ekuilibrin hormonal në organizëm i cili mundëson ovulacionin. Kjo është arsyeja pse gratë që kanë PCOS kanë cikle menstruale të parregullta dhe anovuluese.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Femrat që kanë PCOS i kanë këto simptoma:

  • Kanë më pak se 8 cikle në vit
  • Fitojnë shumë peshë dhe bëhen obez
  • U rriten qime të trasha të errëta në vendet që janë karakteristike për burrat – fytyrë, mjekër, gjoka dhe stomak
  • Përballen me rënien e flokëve
  • U shfaqen puçrra
  • Kanë vështirësi në të ngelurit shtatzën

Nëse pyetni veten nëse duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse i keni këto simptoma, përgjigjja është: Po, sigurisht.

Ekzaminimi mjekësor është i nevojshëm për diagnostikimin e PCOS-it, si dhe për ta dalluar atë nga sëmundjet ose komorbiditetet tjera të mundshme si diabeti, hiperlipidemia dhe sëmundjet e zemrës.

CILAT TESTE DUHET T’I BËNI

Mjeku juaj do t’ju rekomandojë testet e duhura, që përfshijnë:

  • Analizat e gjakut për të matur hormonet, gliceminë dhe kolesterolin
  • Test të shtatëzanësisë nëse keni vonesë të menstruacioneve
  • Ultratinguj të legenit për vlerësimin e mitrës dhe gjendjen e vezoreve

SI TRAJTOHET

Qasja e parë për të trajtuar sindromën e vezoreve polikistike tek gratë obeze është ulja e peshës së tyre. Humbja e vetëm 5 përqind e peshës mund të çojë në përmirësimin e dukshëm të simptomave. Kjo është arsyeja pse gratë inkurajohen për dietë dhe aktivitet  fizik. Trajtimi me ilaçe si zgjedhja e parë e terapisë i përfshin mjetet kontraceptive. Barna të tjera që mund të jepen janë antiandrogjenët, progestina, metformina dhe të tjera.

ÇFARË NËSE FEMRA DËSHIRON TË MBETET SHTATËZËNE

Vështirësitë e shtatzanisë janë të zakonshme te pacientët me PCOS, por ato nuk duhet të humbin shpresat. Induksioni i ovulacionit gjithmonë mund të arrihet me ilaçe të përshtatshme që kanë një shkallë të shkëlqyeshme suksesi. Ekziston edhe metoda operative laparoskopike për trajtimin e vezoreve, e cila lejon rregullimin e ovulacionit.

JETA ME PCOS

Pacientët me PCOS mund të bëjnë një jetë krejtësisht normale, por është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të rregullta për t’u mbrojtur nga sëmundjet e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button