Një “jo” franceze “nuk” i shkriu shpresat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

“JO”-ja kategorike franceze për zgjerimin e BE-së dhe mos dhënia e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë në Samitin e Bashkimit Evropian, e shënoi këtë javë të gjatë të pritjes, Franca qëndroi konzistente deir në fund në qëndrimin “Fillimisht thellim të reformave në Bashkimin Evropian, e pastaj zgjerim”, ashtu pavarësisht faktit që shumica e vendeve-anëtare e kanë mbështetur hapjen e negociatave për aderim, shteti jonë dhe Shqipëria në Samitin e Brukselit nuk e morën “datën” e dëshiruar. Krahas të gjitha përpjekjeve të kancelares gjermane Angela Merkel për të nxitur vendim për fillim të negociatave e paralelisht futje të metodologjisë së re, presidenti francez Emanuel Makron nuk lëvizi nga qëndrimi i deklaruar paraprak. Makron  që nga pres konferenca e përbashkët me Merkel në Tuluz (16.10.2019), bëri të ditur  që BE-ja nuk është e gatshme në  shtëpizën evropiane të ftojë “shokë” të ri, njofton Meta.mk.

Situata disi ngjan shumë me atë nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, kur Maqedonia mbeti pa ftesën për anëtarësim në Aleancë për shkak të vetos nga Greqia. Vetëm se këtë herë në Samitin e BE-së në Bruksel, bllokadën e bëri Franca.

Kryeministri Zaev ishte optimist pothuaj deri në momentin e fundit – kur më ishte e qartë se kemi mbetur pa datë. Tre ditë para Samitit në Bruksel, më 15.10.2019 kryeministri deklaroi që beson deri në qiell që do të fitojmë datë. Ditën e ardhshme (16.10.2019) nga  panel diskutimi i organizuar nga instituti austriak “Karll-Rener” dhe fondacioni “Fridrih Ebert” në Vjenë, Zaev ka dërguar mesazh dramatik  “Qeveria jonë do të jetë e vdekur” nëse liderët e BE-së sjellin vendim negativ për fillim të negociatave, apo nëse sërish vendosin ta prolongojnë vendimin. Të njëjtën ditë kryeministri udhëton në Bruksel në përpjekje të fundit për t’i bindur liderët e vendeve evropiane të japin dritë jeshile për fillim të negociatave. Prej atje, siç ka thënë edhe ai vetë, “me paralajmërim të mirëfilltë”.

Pas rrjedhës së këtillë të ngjarjeve, presidenti Stevo Pendarovski sot iu drejtua popullit dhe ka apeluar për unitet dhe bashkim.

Mosdhënia e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim historik, kanë porositur edhe Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian edhe Zhan Klod Junker, kryetar i Komisionit Evropian (në largim), në pres konferencën e pasdites në Bruksel.

“Personalisht mendoj që ky vendim është gabim dhe nuk do të komentoj më tutje” ka thënë Tusk dhe ka porositur që të dyja vendet nuk guxojnë të dorëzohen dhe që beson që një ditë do të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së.

Edhe kryetari i Komisionit Evropian, Junker ka thënë që Këshilli evropian ka bërë gabim duke mos dhënë datë.

Ish kryeministri grek Aleksis Cipras në Tuiter ka shkruar: “ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan se sa në Bruksel”

Edhe derisa pritej vendimi i liderëve të BE-së në Bruksel  nëse Maqedonia do të mund t’i fillojë negociatat me Bashkimin – partitë opozitare në vend edhe nga blloku maqedonas (VMRO-DPMNE) dhe nga blloku shqiptar (Aleanca për shqiptarët dhe Besa)  kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe pse gjatë gjithë kësaj “sage të datave” nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, deklaronin që “Maqedonia duhet të merr datën për fillim të negociatave, të cilën e ka merituar nga viti 2009 deri më sot”, prapë se prapë partia ka lënë përshtypje sikur tërë kohën të shpresonte që të mos e fitojë.

Mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE – së Hristijan Mickoski lajmëroi që nga sot do të del në rrugë me protesta masive të opozitës.

Kryeministri Zaev, në anën tjetër,  më shumë herë ka thënë që mos marrja e datës për negociata me Bashkimin Evropian nuk do të shkaktojë automatikisht zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button