9-vjeçari shqiptar “peng” në kampin e ISIS (VIDEO)

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.

Në moshën 6-vjeçare, Alvi mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi, transmeton Klan.

Rama thotë se për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë është hartuar një plan konkret.

Është ende i paqartë numri i saktë i shqiptarëve që mbahen në kampet e Sirisë, por autoritetet shqiptare kanë vendosur kontakte me partnerët amerikanë dhe qeverinë turke për identifikimin e tyre. Situata e fundit në Siri për shkak të përplasjes me Turqisë dhe kurdëve ka vështirësuar situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button