Brenda javës 13 raste të reja gripi, ministria premtoi se muajin e ardhshëm do të fillojë vaksinimi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin gusht, në seancën e 149-të, pati miratuar planin për projektin “Vaksinim falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, pa kufizim në marrje”, ku parashikohen 28 mijë doza vaksinimi falas kundër gripit, kulmi i së cilës pritet të jetë në periudhën janar-shkurt, ata planifikojnë të fillojnë vaksinimin e fëmijëve në muajin nëntor, transmeton Portalb.mk.

Ministria dozat e vaksinave planifikon t’i jep falas për pensionistët, të sëmurët kronik, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të ulët.

Për qytetarët tjerë, do të sigurohen 21 mijë vaksina që kryesisht do të jenë në Qendrën e shëndetit publik në Shkup, vaksina të cilat duhet të paguhen nga qytetarët.  Ndërsa  edhe 10 mijë vaksina përmes donacionit do të ketë për imunizimin e punonjësve shëndetësor në vend.

Javën e kaluar janë paraqitur 13 raste të reja të gripit, ndërsa vitin sezonin e kaluar u prekën nga ky virus 20 mijë qytetarë.

LEXO: 28 000 vaksina falas kundër gripit në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button