Ky është vendimi i rrallë i UEFA-s për ekipet nga Kosova dhe Rusia

Paneli i emergjencave i UEFA-s ka marrë një vendim ndeshjet eventuale mes Kosovës dhe Rusisë.

Sipas vendimit të tyre, ekipet nga Kosova dhe Rusia nuk do të përballen kundër njëra-tjetrës, transmeton KlanKosova.

Ky panel u mblodh të Mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli vendosi që të dy ekipet të mos luajnë më kundër njëra-tjetrës në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e ardhshëm”, bën të ditur UEFA.

E tek ndeshjet kualifikuese të UEFA-s për femra EURO 2021 midis Kosovës dhe Rusisë tashmë të planifikuara në grupin A, Paneli i Emergjencave i UEFA-s vendosi më tej që të dyja ndeshjet të planifikuara në 4 tetor 2019, është shtyer për datën 9 qershor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button