Humbi Shkëndija në Tetovë

Klubi i futbollit “Shkëndija” përsëri gaboi në këtë kampionat, duke pësuar humbje nga konkurrenti Akademia Pandev, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja u zhvillua në qytetin e Tetovës, ku kuqezinjtë u paraqitën me këtë formacion:  Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi, B. Ibraimi, A. Ibraimi, Murati, Imeri, Çeshmexhiev, Felipe dhe Husmani. Ndërsa mysafirët nga Strumica janë paraqitur me këtë përbërje: Çubrakoviq, Jovanov, Atanaskovski, Dimov, Stoilov, Doriev, Velinkovski, Pandev, Tomovski, Stojkoski dhe Maslaq.

Pikërisht ky i fundit ishte ai i cili i siguroi mysafirëve 3 pikët e vlefshme, duke shënuar gol në minutë 45-të.

Tashmë Shkëndija gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë, ndërsa Akademija Pandev në pozitën e parë me 21 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button