Edi Rama: Së shpejti do të takohem me Albin Kurtin

Edi Rama dhe Albin Kurti do të takohen së shpejti. Kjo u konfirmua në konferencën që kryeministri Rama po zhvillon me gazetarët, i cili shtoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, transmeton TopChannel.

“Do të takohemi në ditën në vijim, ka kërkuar të më takoi, e pres me shumë kënaqësi, bie dakot që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve dhe me marrëveshjet e bërë”, tha Rama.

Ai tha se si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet të kenë ministri të veçanta të cilat do të merreshin me marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Kam disa propozime të reja që do t’ia bëj atij dhe mendoj që të dy vendet duhet të kemi ministri shteti për të pas një pikë referimi që merret çdo ditë se çfarë duhet bërë më tutje për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat qeveria e kaluar e Kosovës nuk arriti të bëjë sa duhet. Shpresoj se Kurti do të marri përgjegjësinë dhe do të kaloj nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”, tha ai.

E një prej këtyre propozimeve Rama e zbuloi në konferencë. Krijimin në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.

Ndërsa, sa i përket takimit të radhës në mes drejtuesve të rajonit, Rama tha se takimi i radhës është më 10 nëntor në Ohër por në prononcimin e tij, Kurti ka qenë shumë i çart që me rëndësi është Kosova duhet të marrë pjesë në të gjitha këto takime dhe është e ftuar, edhe pse është e vështirë që qeveria e Kosovës do të formohet deri në nëntor.

“Nuk është firmosur asnjë marrëveshje, është bërë një deklaratë e përbashkët duke u bazuar në katër kriteret e Evropës për lëvizjen e lirë”, tha ai.

Rama kritikoi edhe Qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj: “Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”.

Rama tha gjithashtu se takimi i përbashkët i Qeverive është parashikuar të zhvillohet më 10 nëntor, por nuk dihet ende nëse kjo do të jetë e mundur për shkak të formimit ose jo në kohë të Qeverisë së re të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button