Makron: Së shpejti do të takoj Ramën dhe Zaevin, vetëm ndarja e RMV-së nga Shqipëria ishte zgjidhje

Emanuel Makron, presidenti i Francës ka komentuar për moshapjen e negociatave për fillimin e bisedimeve të RMV-së dhe BE-së, duke paralajmëruar edhe takim muajt e ardhshëm me Zoran Zaevin dhe Edi Ramën, transmeton Portalb.mk.

“Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut pa Shqipërinë do të ishte gabim politik vdekjeprurës, ndërsa ky ishte konsensusi i vetëm i mundshëm, do të shihnim lëvizje politike dhe sociale nga dhuna e madhe, jo vetëm te komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por te të gjitha shtetet ku ka komunitet shqiptar”, deklaroi Makron.

Presidenti Makron përsëri theksoi nevojën për reforma në procesin për zgjerimin e BE-së. Ai u ndal edhe te përparimi i RMV-së në rrugën eurointegruese.

“Këto ndryshime ishin pjesë e kërkesave të BE-së, por se më shumë shtete kanë rezerva, jo se nuk ka përparim, ai ekziston, por mes të tjerash nuk ka koherencë në raport me imigrimin dhe respektimin e rregullave të caktuara”, tha Makron.

Makron paralajmëroi se në muajt e ardhshëm do të viziton dy kryeministrat e Ballkanit, Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.

“Shumë i respektoj përpjekjet e Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Të dy janë të guximshëm. Pres t’i takoj muajt e ardhshëm”, deklaroi Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button