Takimi Zaev – Ahmeti: Qeveria e RMV-së s’ka asnjë përgjegjësi

Pas dështimit për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave, në Qeveri është realizuar takimi mes partnerëve të koalicionit, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit për të shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes së Zaevit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Në takim është shprehur zhgënjimi në lidhje me dështimin gjatë rrugës eurointegruese, por duke shprehur edhe gatishmërinë për zbatimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.

“Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATO-s tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh”, është shprehur Ahmeti sot pasi RMV dështoi.

Ai kërkoi që përgjigjja e BE-së mos të ndikon në zbehjen e motivit për rrugën eurointegruese.

“Rruga drejt BE-së duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i i standardeve tona me ato të vendeve anëtare. Kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë”, u shpreh Ahmeti.

“Vendimet do të merren në përputhje me interesin më të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Në momentin që do të merret vendimi, do të publikohen. Gjitha opsionet janë të mundshme” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Sot, Lëvizja Besa ka reaguar për mos marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Lideri i kësaj partie, Bilall Kasami, tha se kjo qeveri ka dështuar dhe duhet të japë dorëheqje, për të shkuar pastaj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në mesditën e sotme, edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selapas dështimit së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në ka thënë se çmimin e këtij zhgënjimi duhet ta paguajë vetëm qeveria, dhe formë për këtë janë zgjedhjet e parakohshme.

Të njëjtën kërkesë e ka paraqitur sot edhe partia opozitare maqedone, VMRO-DMPNE. Mosmarrja e datës nga Bashkimi Evropian (BE), sipas liderit të tyre, Hristijan Micskoski e fut shtetin në periudhë të re, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Lëvizja Besa: Vendi në krizë nga dita e sotme, sa më shpejtë duhen zgjedhje të parakohshme
LEXO: ASH: Çmimin e zhgënjimit të mos marrjes së datës duhet ta paguajë qeveria, të dënohen me zgjedhje të parakohshme (VIDEO)
LEXO: Mickoski për mosmarrjen e datës së BE-së: RMV-ja hyn në periudhë të re, populli do zgjedhje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button