Merkelit i erdhi keq që RMV-ja dhe Shqipëria nuk filluan negociatat me BE-në

“Për fat të keq, nuk arritëm marrëveshje. Më vjen keq shumë për këtë”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në lidhje me mosfillimin e negociatave anëtarësuese të Bashkimit Evropian (BE) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Merkeli ka deklaruar, se në mosdhënien e datës nuk ka ndikuar vetëm vetoja e Francës, por edhe Gjermania dhe Holanda kanë diskutuar kundër zgjerimit.

Merkeli në konferencë për media ka vlerësuar se më e mira ka qenë që RMV-ja dhe Shqipëria të mos trajtohen ndarazi, por bashkërisht, në vend se t’i jepej ditë jeshile vetëm Shkupit.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Kryetar i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button