Mickoski për mosmarrjen e datës së BE-së: RMV-ja hyn në periudhë të re, populli do zgjedhje

Mosmarrja e datës nga Bashkimi Evropian (BE), sipas liderit të opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski e fut shtetin në periudhë të re, transmeton Portalb.mk.

“Mosmarrja e datës është vetëdijesim, se shteti hynë në periudhë të re. Ky vendim për mosmarrje të datës, është humbje, por jo e popullit, por për politikat e kësaj Qeverie dhe Zaevit”, tha Mickoski në konferencë për media.

Ai ka deklaruar se është në të drejtë ajo çfarë kanë thanë, se politikat dhe krimi e kanë fundosur shtetin, për pasojë të së cilës ne sot nuk kemi marrë datë.

“Kjo Qeveri do të zëvendësohet. Populli kërkon zgjedhje parlamentare të parakohshme, njëjtë sikur unë”, tha Mickoski, i cili shtoi se kjo është e pashmangshme tashmë, edhe nëse refuzon pushteti.

Mickoski gjithashtu ka kërkuar takim të liderëve, për siç tha ai, me qëllim që të definohet e ardhmja e shtetit, e cila duhet të përparojë me reforma thelbësore.

Mickoski ka vlerësuar se Zaevi që moti është dashur të japë dorëheqje.

“Zotëri Zaevi duhej të jepte dorëheqje që moti”, tha Mickoski.

Përndryshe, tashmë është e qartë, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me BE-në. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon dhe nga agjenda e ditës së dytë të Samitit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button