Hani i revoltuar: Vendimi i Këshillit të BE-së, rrezik për destabilizimin e Ballkanit

Eurokomisari për Zgjerim në largim, Johanes Han është shprehur i revoltuar për dështimin e nisjes së negociatave anëtarësuese me Bashkimin Evropian (BE) për Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërinë në tetor, transmeton Portalb.mk.

Sipas Hanit, mosdhënia e datës, është zhgënjim i madh, refuzim i njohjes së arritjes së progresit të deritashëm dhe rrezik për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor (BP) me ndikim në BE.

“Liderët e BE-së nuk arritën të tregojnë përkushtim për çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së. Ky është zhgënjim i madh. BE-ja dhe Samiti Ministror duhet të sqarojë se sa është serioze thirrja e tyre për integrim me Ballkanin Perëndimor. Ju falënderohem atyre që dje treguan përkushtim për arritje të një vendimi me rëndësi strategjike për BE-në dhe luftuan për të dërguar sinjal për shpresë deri te qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç thash në Luksemburg: Ky nuk është moment i kremtimit në BE. Të refuzohet njohja e arritjes së progresit të deritashëm, do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezik nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, me ndikim të tërësishëm në BE”, tha Hani në rrjetin social “Twitter” (Tuiter), transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, tashmë është e qartë, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me BE-në. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon dhe nga agjenda e ditës së dytë të Samitit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button