Pendarovski: Nuk është koha për zhgënjim, reformat në drejtësi duhet të intensifikohen (VIDEO)

“Tash nuk është koha për zhgënjim, apati apo kalkulime për të fituar pikë politike. Tash është koha për bashkim të sërishëm, rreth asaj se çfarë është më e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV)- e ardhmja jonë dhe e ardhmja e gjeneratave që vijnë”. Me këto fjalë, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski iu drejtua popullit, pasi shprehu keqardhje për mosmarrjen e datës nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Pendarovski ka porositur gjithashtu, se reformat, në veçanërisht në funksionimin e shtetit të së drejtës, duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen pa asnjë kalkulim

“Ne nuk duhet të jemi vetëm formalisht anëtare të BE-së, por në realitet të krijojmë sistem të vlerave dhe zbatim të tyre në përditshmërinë e qytetarëve. Reformat në shumë fusha, veçanërisht në funksionimin e shtetit të së drejtës, duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen pa asnjë kalkulim”, tha Pendarovski.

Pendarovski komentoi edhe qëndrimet brenda Këshillit të BE-së. Ai tha se ka informata se në lojë janë dy variante:

  • Propozimi për zbatimin e metodologjisë së re nga BE-ja dhe
  • Ndërtimi i një raporti të veçantë për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Qëndrimi im që në fillim dhe tash, ka qenë, se propozimi për plotësim të metodologjisë janë të mirëseardhura, sepse qëllim i përbashkët të sigurohen ndryshimet pozitive, që duhet të ndodhin gjatë procesit. Megjithatë, në prapavijë të bisedimeve mund të dëgjohen edhe mendime, për ndërtim të një raporti të veçantë të BE-së me shtetet e rajonit tonë, i ndryshëm nga rruga në të cilën kanë kaluar të gjitha shtetet e dikurshme kandidate për anëtarësim. Këto dilema prekin në vetë thelbin e Bashkimit Evropian, dhe ajo është, se të gjitha shtetet e kontinentit, me përmbushjen e kritereve kanë të drejtë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, tha Pendarovski.

Pendarovski ka paralajmëruar takim të liderëve me partitë më të mëdha politike në pushtet dhe opozitë, për të dielën, në Vilën Vodno. Ai tha se ftesa është pranuar.

Përndryshe, kjo konferencë vjen pasi që,  RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me BE-në. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon, nga eurokomisari për Zgjerim në largim, Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button