Ti dhe unë II

Ti e vizaton midis malesh një liqe`
Unë e vizatoj një bredh dhe një dre`
Ja vjen dhiares gur më gur me nge,
Të kënaqet kaltërsi derdhur nga qielli
Të kënaqet në jeh të gjallë fyelli
Në shtrirje të ujit nën re.

Ti i shikon e mahitur brirët e artë
Me Kollë të Kuqe nga ikin lart
E mua më pikin nën sy dy pikë lot
Për Tullarin dhe Toplicën kaq mot
Të ngelur në mjegull të paqartë

Ti shikon me dhembje në gji
Unë qaj për varrin e gjyshit në largësi
Ti ma zgjat dorën e ecim vetminë
Unë ia prek fshatit mitik dashurinë
Ti e vizaton mes malesh një liqe`
Me nge nga vjen ujë të pi një dre`.

Shkruan: Nexhat Halimi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button