Bashkimi Evropian rrezikon të bëjë gabim historik në Ballkan

Këtë javë, qeveritë e Bashkimit Evropian kanë vendosur që përsëri të vonojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendet kandidate Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, jo vetëm që kanë kryer tradhti, por një gabim historik, pasi siguria dhe stabiliteti i vetë BE-së varet nga transformimi i fqinjëve të juglindjes.

Sabin Selimi
Sabin Selimi
Rreziku i humbjes së kredibilitetit të BE-së si aktore globale

Mangësitë e fuqisë së butë (soft power) të Bashkimit Evropian nuk u ekspozuan asnjëherë më shumë sesa gjatë luftërave që kapluan në të gjithë ish-Jugosllavinë në vitet 90-ta, derisa u ndalën nga ndërhyrja ajrore e NATO-s dhe përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Këtë muaj, BE-ja është në prag të një gabimi tjetër historik në kufirin e saj juglindor.

Në samitin e qershorit të këtij viti, qeveritë e BE-së vendosën që negociatat e anëtarësimit me vendet kandidate Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhej të vonoheshin përsëri, gjë që ishte zhgënjyese, por jo befasuese.

Askush që ka ndjekur zhvillimet politike në Bruksel nuk ka parashikuar që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të marrin dritën e gjelbër për të filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, veçanërisht duke marrë parasysh retorikën shkurtëpamëse të Francës dhe Holandës.

Zërat kundër zgjerimit duan që Brukseli të përqëndrohet në thellimin e integrimit të brendshëm dhe reformimin e BE-së, duke shmangur zgjerimin e mëtutjeshëm që mund të rritë mbështetjen për forcat euroskeptike brenda vendeve anëtare. Sidoqoftë, thjesht të thuash “non” vështirë se mund të largojë mbështetjen e popullizmit nativist.

Nëse ka politikëbërës në kryeqytetet evropiane që besojnë se BE-ja mund të kalojë nga një politikë e zgjerimit të mëtejshëm në juglindje në një politikë që i mban “varur” popujt e rajonit në një kohë të pacaktuar dhe kjo të mos nxisë asnjë revoltë, është një iluzion i rrezikshëm.

Nëse zgjedhja bëhet për këtë të fundit, migracioni masiv drejt thelbit të Evropës nga të rinjtë e Ballkanit dhe përkeqësimi i dinamikës politike për ata që kanë mbetur pas do të vazhdojnë. Një skenar i tillë do të forcojë gjithashtu forcat malinje të jashtme tashmë aktive dhe të prirur për të prodhuar kaos në këtë cep të Evropës.

Një e pesta e popullsisë së Kosovës tashmë është larguar nga vendi brenda vetëm një dekade, gjë që dëshmon se mohimi i vizave nuk nënkupton medoemos mohim të lëvizjes së lirë të njerëzve. E njëjta dinamikë vlen edhe për shtetet tjera të rajonit. Kufizimet për lirinë e lëvizjes nuk do ta ndryshojnë kurrë atë.

Ngecja e procesit të zgjerimit nuk do të jetë vetëm kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por gjithashtu do të jetë dështim i projektit të BE-së. Thellimi i integrimit të brendshëm të BE-së apo zgjerimi i mëtejshëm në juglindje nuk do të ketë më rëndësi, sepse qytetarët si në BE edhe në Ballkan do të kenë humbur oreksin për të dy deri atëherë. Si pasojë, ambicia e BE-së si një aktore ndërkombëtare do të sfidohet, duke rezultuar në humbjen e kredibilitetit të saj.

Skepticizmi i zgjerimit

Në samitin e Selanikut të vitit 2003, Këshilli Evropian deklaroi se “E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian.” Ky angazhim politik ishte një premtim i qartë. 16 vjet pasi BE-ja u angazhua për të ardhmen evropiane të fqinjëve të saj të juglindjes, vetëm dy ish-republikat jugosllave—Sllovenia dhe Kroacia—arritën të anëtarësohen. Dy të tjera, Serbia and Mali i Zi, janë ende duke negociuar tash e disa vjet.

Evropskata unija rizikuva da napravi istoriska greska na Balkanot
Burimi i fotos: ft.com

Procesi i anëtarësimit mbetet shumë i ngadalshëm. Shtetet aspirante në Ballkan janë me dekada larg anëtarësimit. Derisa vetëm një pakicë e qytetarëve në BE mbështesin zgjerimin e mëtejshëm, anëtarësimi duket i pasigurt për venden në rajon.

Kjo pasqyron debatin e brendshëm politik të BE-së i cili është njollosur nga perceptimi i qytetarëve për nivele të larta të migrimit, veçanërisht pas krizës së vitit 2015, atëherë kur qindra mijëra hynë në BE përmes Ballkanit.

Në samitin e Sofjes vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk do të ketë zgjerim para se vetë BE-ja të reformohet nga brenda.

Ai vazhdoi ta përsëriste këtë në një samit me liderët e rajonit, duke theksuar se zgjerimi ka “dobësuar Evropën”. Duke u vendosur në një pozicion si ky mund të jetë shkaktuar nga shqetësimet për rritjen e popullizmit nativist në mbarë BE-në, duke e kundërshtuar fjalimin e tij në Sorbonne mbajtur dy vjet më parë.

Rruga përpara

Popullsia e gjashtë shteteve të Ballkanit që nuk janë anëtare të BE-së përbëhet nga vetëm rreth 18.5 milion, gjë që është më pak se popullsia e Rumunisë. Ballkani nuk përbën kërcënim për kapacitetin thithës të BE-së.

Përfitimet e zgjerimit të BE-së janë të rëndësishme. Me përfshirjen e një rajoni shumë-kulturor, BE-ja do të tregojë përkushtimin e saj ndaj parimit të diversitetit dhe do të mbetet e hapur për të gjithë evropianët, pavarësisht prejardhjes së tyre kulturore ose fetare. Më e rëndësishmja, BE-ja do të tregojë se është e aftë të jetë një aktore e fuqishme globale.

Status quo do të ngjasojë gjithnjë e më shumë me krizë sigurie dhe stagnim për Ballkanin. Braktisja e qëllimit për t’u anëtarësuar në BE, në tërësi, përveç në letër do të ketë pasoja të konsiderueshme për rajonin. Besimi dhe interesi për anëtarësim do të humbasë dhe entuziazmi për reformat e vështira në sundimin e ligjit, administratën publike dhe sektorët e tjerë që kërkohen për të fituar anëtarësim do të zbehet, përveç nëse samiti i këtij muaji nuk dërgon një sinjal pozitiv.

Komisioni i ri Evropian që do të fillojë “rrugëtimin” në nëntor të këtij viti, duhet të angazhohen seriozisht që të respektojnë dhe zbatojnë premtimin e tyre dhënë në Selanik 16 vjet më parë, duke marrë parasysh se ritmi aktual i procesit të anëtarësimit e hedh atë në dyshim.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button