Shkup, seanca e ardhshme gjyqësore për aksidentin në Laskarcë më 31 tetor

U mbajt seanca gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup për rastin “Durmo Turs”, në lidhje me aksidentin në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 persona, njofton Portalb.mk.

Gjykimi vazhdon më 31 tetor pasi në seancën e sotme janë deklaruar përfaqësuesit juridik të një pjesë të të dëmtuarve, më shumë përfaqësues të familjeve të viktimave.

Një pjesë më e madhe janë deklaruar se përfshihen në ndjekjen penale, derisa të gjithë para Gjyqit kanë paralajmëruar kërkesë juridike- pronësore në procedurën qytetare.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për seancën e ardhshme më 31 tetor do të ftohen dëshmitarët okularë të dëmtuar, ndërsa duhet të dëgjohen edhe si dëshmitarë të ndodhisë.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button