Eurodeputeti Ilhan Kjuçjuk nga Bullgaria është raportuesi i ri për RMV-në

Deputeti evropian Ilhan Kjuçjuk nga Bullgaria do të jetë raportuesi i ri për Maqedoninë, njofton European Western Balkans, transmeton Portalb.mk.

Kjuçjuk është anëtar i një grupi ligjvënësish për Evropën e Rinovuar (Renew Europe), i njohur më parë si Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve. Ish relatori i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Ivo Weigl gjithashtu i përkiste këtij grupi të deputetëve.

Kjuçjuk, i cili vjen nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri në Bullgari, u bë eurodeputet në vitin 2014 dhe u rizgjodh këtë vit.

Raportuesit për Serbi-Bosnjë dhe Hercegovinë, anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), do të zgjidhen të hënën.

LEXO: Janë përcaktuar grupet politike që do të jenë raportuese të PE për Ballkanin Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button