Hajdari: Grupin parlamentar e përçau Rama dhe Basha

Për përçarjen në Grupin Parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari akuzon direkt Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Hajdari thotë se gjithçka ka si qëllim sabotimin e Reformës Zgjedhore.

Dy ditë më parë anëtarët e grupit demokrat vendosën të emëronin në krye të tyre Korab Litën duke shkarkuar kështu Rudina Hajdarin. Në një reagim për mediat, Lita e argumentoi këtë ndryshim me motivin se bëhet për shkak të organizimit të brendshëm, transmeton Klan.

Pas kësaj grupi i deputetëve është përfshirë në akuza të ndërsjella, pasi Hajdari këmbëngul se është ajo ende në krye të grupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button