Qytetarë, ambasada dhe biznese dhuruan mjete për të ruajtur higjenën menstruale

Ekipi i Gazetarëve për të drejtat e njeriut sot në “Vero- Qendër” mblidhte donacione formën e mjeteve për higjenë menstruale, të cilat do t’u dhurohen vajzave dhe grave të cilat nuk kanë para për t’i blerë, transmeton Meta.mk.

Qytetarët, ndërmarrjet dhe ambasadat dhuruan jastëk menstrual. Në aksion u përfshin edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike, ndërsa e pranishme edhe ambasadorja Rachel Galloway (Rejçël Gallouej).

“Edukimi është ardhmëria e të gjithë fëmijëve tanë dhe në shekullin XXI vajzat nuk duhet të mungojnë nga shkolla për shkak të pamundësisë për të mirëmbajtur higjenën themelore menstruale. Prandaj shpresojmë që vajzat në të ardhmen do të shkojnë në shkollë me dinjitet”, tha ambasadorja Galloway.

Natasa Dokovska, koordinatore e projektit të Gazetarëve për të drejtat e njeriut, tha se duhet të gjendet një mënyrë për të inkurajuar sektorin e biznesit të investojë në mjete higjenike për të zvogëluar varfërinë menstruale.

“Rezultatet e anketës për higjienë menstruale na nxitën për të implementuar këtë projekt dhe të punojmë për të zhdukur varfërinë menstruale. 15% e grave në Maqedoni nuk kanë qasje në produktet e higjienës menstruale. Një nga arsyet për këtë është kostoja e lartë e produkteve. Shumica përdorin letra, gazeta, lecka të vjetra  30 përqind e këtyre grave janë nga zonat urbane, ndërsa pjesa tjetër janë nga zonat rurale. Qëllimi ynë përfundimtar është që të gjitha vajzat të pranojnë pako higjenike dhe kështu të jemi vendi i dytë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, që e bën këtë”, thotë Dokovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button