Zaevi: Nëse BE humb kredibilitetin në rajon, mund të futen forcat e treta

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut derisa po qëndron në Samitin e Brukselit së bashku me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Marija Sasoli morën pjesë në takimin e Partisë Socialiste Evropiane (PSE), transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesit evropian socialist kanë kërkuar nga BE që të marrë vendimin për nisjen e negociatave për RMV-në, pasi kjo nuk do të jetë e rëndësishme vetëm për qytetarët, por edhe për kredibilitetin e BE-së.

Kryeministri Zaevi në takim i ka falënderuar partitë socialiste për mbështetjen e fuqishme për shtetin tonë. Ai e konsideron marrjen e datës si motiv për reformat në shtet.

“Nëse BE-ja e humbet kredibilitetin në rajon atëherë hapet hapësirë për hyrjen e palëve të treta të cilat nuk angazhohen për vlera demokratike”, ka theksuar Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button