Regjistri elektronik prej sot në funksion, Mançevski: Do ta ndihmojë Regjistrimin dhe pastrimin e Listës Zgjedhore

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Damjan Mançevski, sot e ka lëshuar në përdorim Regjistrin Qendror elektronik të Popullatës, i cili mundëson grumbullim të të dhënave të qytetarëve, për shfrytëzim nga institucionet përkatëse. Kjo nuk nënkupton regjistrim të popullsisë, por ndihmon regjistrimin dhe pastrimin e Listës Zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat nga institucionet do të përdoren për procedurat administrative dhe për të siguruar të dhënat më të reja dhe më precize për qytetarët. Kjo bëhet që të dhënat të mos kërkohen në dorë, dhe për përditësim të tyre në mënyrë më të shpejtë. Regjistri do të mundësojë të krijohet numër amë elektronike për çdonjërin qytetar, i cili do t’u shërbejë qytetarëve për të kërkuar të dhëna nga institucionet. Qytetarët do të kenë mundësi t’i kontrollojnë të dhënat personale të futura në Regjistër, se kush dhe për çfarë qëllime i ka përdorur ato të dhëna.

Damjan Mançevski

Siç deklaroi ministri Mançevski, Regjistri Qendror elektronik i Popullsisë është mjet për realizim të Regjistrimit, kurse të dhënat e Regjistrit do të shërbejnë edhe për pastrim të listës zgjedhore.

“Regjistri i popullsisë do të jetë mjet i cila do të ndihmojë realizim të Regjistrimit, kurse të dhënat nga Regjistri do të shfrytëzohen edhe për pastrim të Listës Zgjedhore”, tha Mançevski.

Futja në përdorim të Regjistrit Qendror elektronik të Popullsisë, është njëra nga reformat që kërkohen në digjitalizimin e administratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button