Ambasadorët e ShBA-së, Holandës dhe Britanisë pastruan sot rrugët e Shkupit

Ambasadorët e ShBA-së, Kejt Meri Bërns, i Holandës, Dirk Jan Kop dhe e Britanisë së Madhe, Rejçell Gallovej, sot kanë realizuar aktivitetin tradicional, pastrimin e rrugëve të Shkupit, në kuadër të platformës “A riciklove edhe ti?”, transmeton Portalb.mk.

Ata bashkërisht kanë pastruar bregun e lumit Vardar, dhe deklaruan se, secili prej nesh duhet të kontribuojë në ambientin jetësor të shëndetshëm.

Për këtë rast, ambasadorja Gallovej deklaroi:

“Kemi financuar shumë projekte që kanë të bëjnë me temën e ambientit jetësore, por të punësuarit e Ambasadës ishin të lumtur që personalisht u kyçën në këtë iniciativë”.

Platforma “A riciklove edhe ti?”, është organizuar nga “Pakomak” dhe “Birraria Shkupi”, e cila ka për qëllim të ngrittë vetëdijen për selektim të mbeturinave. Për të parën herë ajo u promovua në vitin 2016-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button