fbpx

Timmermans – Zaev: BE-ja duhet t’i fillojë negociatat me RMV-në

“Bashkimi Evropian (BE) tani duhet të ndërmarrë hapin vendimtar dhe të marrë vendimin për fillimin e negociatave për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)”. Ky është qëndrimi i përbashkët i nënkryetarit të Komisionit Evropian (KE), France Timmermans dhe kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev në takimin që u zhvillua sot në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Zaevit, në takim është vlerësuar se nisja e negociatave të BE-së me RMV-në, do të jetë mesazh i fortë edhe për vendet e Ballkanit.

“Ky do të jetë një mesazh i fortë për vendet e tjera të rajonit që marrjen e vendimeve të vështira dhe të përgjegjshme si dhe proceset e thella të reformës është një investim për një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Zaevit.

Ndërkaq Zaevi ka deklaruar se, “çdo vonesë në fillimin e negociatave do të hap hapësirë për ndikimin e palëve të treta, për të cilat vlerat demokratike nuk janë përparësi”.

Zaevi në takim ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe këshilltari, Bojan Mariçiq.

Ky takim vjen në vazhdën e Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), që mbahet sot dhe nesër. Sot do të diskutohet për çështjen e “Brexit”-it dhe operacioni turk në Siri, ndërkaq nesër, dhënia e datës për nisjen e negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button