Data e BE-së, Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira për RMV-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot paradite gjatë fjalimit të saj në parlamentin gjerman në Berlin, ka përsëritur qëndrimin se, vendi i saj mbështet perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kishte përpjekje që të binden vendet anëtare të BE-së të cilat edhe më tej kanë dilema. Ata vende dëshirojnë që procesin para-qasës ta bëjnë më transparent. Sido që të jetë, shanset për një vendim unanim në Samitin e BE-së i cili fillon sot pasdite, nuk janë të mira”, tha Merkel.

Këshilli Evropian sot dhe nesër, mes tjerash do të debatoj rreth zgjerimit dhe për procesit të stabilizim asociimit lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button