Raportuesja e Kosovës në PE: Emanuel Makron, zgjohu dhe jep përgjegjësi ndaj RMV-së dhe Shqipërisë

Raportuesja nga Kosova për Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon i ka bërë thirrje presidentit të Francës, Emanuel Makron që të zgjohet dhe të tregojë përgjegjësi ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Emanuel Makron, zgjohu! Koha është BE-ja të tregojë pjekuri politike dhe përgjegjësi! Liderët e këtyre shteteve i kanë kryer detyrimet! Tash është koha Këshilli i BE-së ta përfundojë pjesën e tij, dhe përfundimisht të pajtohet për nisjen e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkroi Fajon në rrjetin social “Fejsbuk”, duke bashkëngjitur fotografi me kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Fajon do të raportojë edhe për pesë vjet të tjera në PE, pasi që sapo ka marrë mandatin e ri.

Kjo deklaratë e Fajonit vjen në kuadër të Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), që mbahet sot dhe nesër, në të cilin pritet të diskutohet dhënia e datës për nisjen e negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë, çështja e “Brexit”-it dhe operacioni turk në Siri.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur ta bindë presidentin e Francës, Emanuel Macron për datën e nisjes së negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë, takim ky që u realizua pasi në Mbledhjen ministrore të BE-së, ishte Franca që i dha veto marrjes së datës së të dyja shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button