Sot dhe nesër Samiti i BE-së, RMV-ja lobon deri në minutat e fundit (FOTO)

Në Bruksel, sot dhe nesër, do të mbahet Samiti i liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ku duhet të vendoset se, nëse Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipëria do t’i fillojnë negocitatat anëtarësuese, apo ajo mbetet, për gjysmën e parë të vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

Sot, në samit do të diskutohet çështja e “Brexit”-it dhe operacioni turk në veri të Sirisë, ndërkaq nesër pasdite, data e BE-së.

Tusk - Zaev - Osmani - Dimitrov
Tusk – Zaev – Osmani – Dimitrov

RMV-ja do të “lobojë deri në minutat e fundit”, për marrjen e një vendimi pozitiv nga Samiti i BE-së. Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dje kanë realizuar një sërë takimesh, nga ku kanë marrë premtimin se, ” thuajse ka konsesus për marrjen e datës”.

Në takimin me Donald Tusk, njëzëri është përfunduar se, RMV-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave me BE-në

Që të tre pjesëtarët e Qeverisë së RMV-së, takim kanë realizuar edhe me presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli, nga i cili kanë marrë premtimin, se nesër “në Samitin e BE-së do të kërkojë nisjen e negociatave për RMV-në”.

Hani – Zaevi

Ndërkaq, eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han ka porositur që liderët të gjejnë mënyrë për miratim të datës.

Opozita në RMV, Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-ja janë shprehur skeptike se, Qeveria e RMV-së meriton marrjen e datës.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur ta bindë presidentin e Francës, Emanuel Macron për datën e nisjes së negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë, takim ky që u realizua pasi në Mbledhjen ministrore të BE-së, ishte Franca që i dha veto marrjes së datës së të dyja shteteve.

Makron - Merkel - Zaev
Makron – Merkel – Zaev

Samiti dyditor, vjen pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve. Epilogun e mbledhjes ministrore, jo në favor të të dy shteteve pretendente dhe për politikën e BE-së, e kanë ndikuar:

  • Franca – e cila ka qenë kundër dhënies së datës për të dy shtetet, për shkak të mospërmbushjes së reformave,
  • Holanda – e cila ka kërkuar që të dy shtetet të trajtohen ndarazi, e jo si pako, për shkak, se ajo është e bindur për RMV-në, e kurse jo për Shqipërinë, dhe në fund
  • Finlanda –  e cila si kryesuese me BE-në, ka kërkuar që paralelisht me procesin e dhënies së datës, të zhvillohen reforma në BE – futja e metodologjisë së re të procesit të zgjerimit, ndërkohë që mbledhja ndërqeveritare të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020-s.

Paraprakisht, hapjen e negociatave e ka rekomanduar Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button