Sela tha se, si qytetarë e meritojmë datën e BE-së, por si Qeveri jo!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, në emisionin “Click plus”, ka deklaruar se, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e meritojnë marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërkaq Qeveria jo, transmeton Portalb.mk.

“Si qytetarë, sigurisht se e meritojmë, por a e meritojmë ne si Qeveri? Qeveria e Maqedonisë së Veriut a i ka realizuar reformat e nevojshme? Këtë përgjigje e marrim çdo ditë, nga skandalet e përditshme. Rezultati i përgjithshëm ishte zero”, tha Sela.

Duke u përgjigjur në pyetjet se a ka ASH-ja plan B, ai ka deklaruar se po, dhe ajo është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sa herë që kemi kërkuar zgjedhje, kryeministri ka thënë se duhet të pritet Samiti i BE-së”, tha Sela, duke thënë se këto zgjedhje do ta dërgonin Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë.

Sipas tij, vendimi është dashur të sillet nga Mbledhja ministrore që u mbajt dje në Luksemburg.

Kjo deklaratë e Selës, vjen para Samitit të liderëve të BE-së, që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, kur pritet të sillet vendimi përfundimtar se, a do ta marrë RMV-ja dhe Shqipëria datën për nisjen e negociatave. Kjo vjen pasi që në Mbledhjen ministrore nuk u dha rekomandim për nisjen, dhe iu la vendimi të sillet në Samitin e liderëve. Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur ta bindë presidentin e Francës, Emanuel Macron për datën e nisjes së negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë. Ndërkaq, eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han ka porositur që liderët të gjejnë mënyrë për miratim të datës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button