Veseli: Me asnjë çmim PDK-ja nuk hyn në pushtet

Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në asnjë variacion e me asnjë çmim, PDK-ja s’do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku sipas rezultateve të deritashme doli parti e tretë.

Ai ka thënë se PDK-ja është e vendosur të jetë në opozitë dhe të luajë rolin e saj opozitar.

“Në asnjë variacion, PDK-ja s’hyn në pushtet. Me asnjë çmim”, ka thënë ai në emisionin Rubikon.

Veseli ka thënë se me deklarimet se prioritet është lufta kundër korrupsionit, PDK-ja s’ka menduar vetëm që të fitojë zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button