Hani: Vota negative për Shqipërinë e RMV-në, nuk stimulon as Kosovën e Serbinë

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), në largim, Johanes Han, ka paralajmëruar shtetet anëtare se, mosdhënia e datës për nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërinë, do ta ndikojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet si duhet, nuk do të ketë stimuj që Serbia dhe Kosova të hyjnë në dialog domethënës për bashkëjetesën e ardhshme të dy vendeve, sepse e vetmja mundësi për to është perspektiva e BE-së”, ka thënë Hani.

Hani këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button