Presidenti i Parlamentit Evropian, në Samitin e BE-së do të kërkojë nisjen e negociatave për RMV-në

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli, në Samitin e liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), do të kërkojë “të realizohet premtimi për vendim pozitiv për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut”, ka bërë të ditur ai, në takimin me kryeministrin, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Zaevit, Sasoli në takim ka vërtetuar miratimin thuajse konsesual të eurodeputetëve për nisjen e negociatave të BE-së për RMV-në.

“Presidenti i Parlamentit Evropian, Sasoli e ka vërtetuar miratimin thuajse konsesual të eurodeputetëve për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe vërtetoi se shteti është tregim i suksesit për Bashkimin Evropian, veçanërisht për mënyrën me të cilën janë zgjidhur çështjet me Greqinë dhe Bullgarinë”, thuhet në kumtesë.

Zaevi edhe në takim, ka shprehur optimizëm për vendim pozitiv për nisjen e negociatave në Samitin e BE-së

Në takim, i pranishëm ka qenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Zaevi edhe në takim ka shprehur optimizëm për vendim për nisjen e negociatave.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur ta bindë presidentin e Francës, Emanuel Macron për datën e nisjes së negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë.

Ndërkaq, eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han ka porositur që liderët të gjejnë mënyrë për miratim të datës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button