Bild: Nëse refuzohet RMV dhe Shqipëria, BE mund të humb respektin në Ballkan

Karl Bild, i dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor dhe ish-kryeministri suedez parashikoi rolin e BE-së në Ballkan, në rast dështimit të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Bild shpreson fillimisht se liderët e Bashkimit Evropian në kuadër të këtyre dy ditëve në Samitin e Brukselit, do të marrin një vendim pozitiv për këto shtete të Ballkanit.

Sipas Bild, Bashkimi Evropian në rast refuzimit të hapjes së negociatave për RMV-në Shqipërinë, mund të përballet me një situate të tillë ku do të humb respektin në Ballkan dhe të futet në një kolaps politik.

“Për shkak të kërcënimeve të Francës se do të vendosë veto në hapjen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, BE-ja ballafaqohet me mundësinë e një kolapsi në politikën e saj dhe të kredibilitetit në Ballkan”, deklaroi Bild.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button