Keqpërdori fëmijët për pornografi, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim një shtetasi të Izraelit A.S për veprën penale “keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, pasi që i pandehuri A.S është shtetas i Izraelit, njofton Klan Kosova.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S që nga data 13.10.2019 e deri më datë 14.10.2019, përmes softverit kompjuterik “E-Mule” ka shpërndarë pornografi për fëmijë, ashtu që i njëjti gjatë kësaj kohe ka shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat i janë zënë në flagrancë nga policia”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button