Takimi Zaev-Hahn: Liderët të japin dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut në BE

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Komisionieri evropian për zgjerim, Johanes Hahn, sot në konferencën e mbajtur ë Bruksel kërkuan nga liderët evropian të marrin vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Të nderuar liderë Evropian, mos i shuani yjet drejt të cilëve arrijmë, mos u bëni pengesa jonë, bëhuni heronjtë tanë. Rruga evropiane është rruga e vetme”, deklaroi Zaev.

Ai foli edhe për propozimin e vendeve anëtare që procesi i zgjerimit të BE-së duhet të reformohet.

“Megjithatë, jemi të sigurt se të dy proceset mundet dhe duhet të ecin paralel. Metodologjia mundet të zhvillohet  dhe zbatohet, dhe kjo nuk pengon që Maqedonia e Veriut të marrë vendim pozitiv dhe menjëherë, për t’i filluar negociatat me BE-në për anëtarësim. Na duhet vendim pozitiv tash dhe menjëherë”, deklaroi Zaev.

Hahn gjithashtu kërkoi nga vendet anëtare që të marrin vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

“Kërkojmë nga liderët të gjejnë mënyrë për të dhënë dritë të gjelbër për procesin që e kemi humbur para disa vjetëve, patjetër duhet të punojmë edhe në metodologjinë. Askush nuk është i përsosur, por duhet të punojmë për reformat në të ardhmen”, deklaroi Hahn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button